Një punonjës ndërtimi i firmës “Salillari” është plagosur teksa punonte në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Mësohet se punëtori është përplasur nga kova e ekskavatorit dhe ka marrë dëmtime të shumta. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme te “Ura e Kardhiqit”.
Punëtori 52-vjeçar L.Gaba u transportua drejt spitalit pas dëmtimeve gjatë punës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore dihet. Është e paqartë se në çfarë rethanash ka ndodhur ngjarja.
Firma “Salillari” ka fituar tenderin 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore në jug të vendit për një afat 5 vjeçar.
Sondazh
Poll