Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplaset me makinë 4-vjeçarja në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital, arrestohet autori

Shkruar nga Newsbomb
Përplaset me makinë 4-vjeçarja në Tiranë,

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi B.M, në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 “B. M., 47 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. B., 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se në një stacion autobusi, i ka vjedhur aparatin celular, shtetases P. T.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- B. M., 47 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- E. Sh., 18 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. S. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll