Ditën e sotme në mediat kosovare qarkulluan pamjet ku këngëtari Robert Berisha shihej teksa ishte përfshirë në një aksident automobilistik.
Makina tip “benz” ishte përplasur me një kamion, teksa u raportua se kishte vetëm dëme materiale, ndërsa Berisha shihej duke folur me shoferin e kamionit.
Lidhur me këtë ngjarje nëpërmjet një video në “Instastory” ka reaguar vetë artisti ku tregon gjithçka çfarë ndodhi dhe duke qetësuar kështu të gjithë ndjekësit.
“Po më shkruani shumë për atë lajmin që ka dalë për një aksident. Shyqyr prej Zotit kurrgjë nuk kam. Mbrapa më ka rënë një kamion, ja fal, kaq. Hajde me të mira”, shprehet Robert Berisha.
