Një 15-vjeçar është aksidentuar teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë-Fushë Bulqizë ku nga informacionet paraprake mësohet se i mituri është gjetur i rrëzuar në rrugë nga kalimtarët e rastit të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Menjëherë i mituri është transportuar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe iu dha ndihma e parë, ndërkohë më pas është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është rënduar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, pasi dyshohet se ndoshta i mituri është përplasur nga ndonjë automjet.
Sondazh
Poll