Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplaset furgoni i nxënësve në Yzberisht, 13 fëmijë dhe mësuesja dërgohen në spital

Shkruar nga Newsbomb
Përplaset furgoni i nxënësve në Yzberisht, 13

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Yzberishtit, në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një furgon që po transportonte disa nxnënës shkolle është përplasur me një mjet, më drejtues shtetasin me iniciale D. T., i cili është futur në parakalim të gabuar.

Si pasojë 13 nxënës dhe një mësuese, të cilët ndodheshin në furgon janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, fatmirësisht pa dëmtime fizike. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T. Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll