Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Përplaset anija e madhe e konteniereve, bllokohet Kanali i Suezit në Egjipt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanali i Suezit në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe kontenierësh.

Bëhet me dije se anija e madhe e kontenierëve ka humbur kontrollin dhe është përplasur dhe ka shkaktuar një bllokim të anijeve me ngarkesa në këtë rajon.

Anija 200,000 ton gjatë rrugës nga Deti i Kuq për në Mesdhe u përplas rreth orës 7:40 të mëngjesit, ditën e djeshme.

Anije tërheqëse u afruan për të ndihmuar zhvendosjen e anijes 400m të gjatë dhe 59m të gjerë, por ekziston frika se ajo mund të mbetet e bllokuar aty për disa ditë.

Rreth 15 anije të tjera janë në pritje që të zhbllokohet Kanali i Suezit që të vijojnë punën.

Kanali i Suezit është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë dhe rreth 10 përqind e të gjitha udhëtimeve tregtare ndërkombëtare detare kalojnë përmes saj.

Më shumë

spot_img
spot_img