Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Përplasen trenat në Kinë, mbi 100 pasagjerë të shtruar në spital me kocka të thyera

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen trenat në Kinë, mbi 100 pasagjerë të shtruar

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në kryeqytetin kinez, Pekin.

Fillimisht në spital u transportuan rreth 500 pasagjerë, por një pjesë e madhe prej tyre dolën  për shkak të lëndimeve të lehta. Aktualisht në spital janë 102 persona. Për fat të mirë nuk ka të vdekur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkruan BBC. 

Sipas autoriteteve shumica e pasagjerëve të lënduar kanë pësuar thyerje kockash. Përplasja e trenave ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura rë dëborës në Pekin.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në perëndim të Pekinit, në një metro nëntokësore.

Policia, emergjenca dhe autoritetet e transportin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ia dolën t’i evakuojnë të gjithë udhëtarët deri në orën 23:00 të enjten, sipas zyrtarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese