Hapësire reklamuese

Bota

Përplasen trenat në Itali, raportohet për 17 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen trenat në Itali, raportohet për 17 të plagosur

Një akisdent i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se dy trena të linjës hekurudhore Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Ravenna-s.

Nga informacionet paraprake mësohet se 17 persona kanë mbetur të plagosur. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e oficerëve të Polferit si dhe zjarrfikësve të cilët po punojnë për të nxjerrë nga trenat personat e plagosur si dhe për të zbardhur këtë ngjarje.

Si pasojë e këtij aksidenti trafiku hekurudhor është pezulluar nga ora19:40. Autoritetet kanë dale me një njoftim ku dhe kanë vënë në dijeni qyetarët se trenat me shpejtësi të lartë, ndërqytetas dhe rajojnalë mund të pësojnë vonesa. Gjithashtu, trenat rajonale mund t’i nënshtrohen kufizimeve të itinerarit.

Deri më tani nuk dihet nëse nga personat e plagosur ka shqiptarë. Priten më tepër informacione në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese