Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen tre makina në Vlorë, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen tre makina në Vlorë, ka të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peshkëpi-Vlorë.

Policia bën me dije se tre makina tip “Toyota”, “Volkswagen” dhe “Ford” janë përplasur rreth orës 07:00. Për fat të mirë nga aksidenti ka vetëm një të plagosur që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, një automjet tip "Toyota" me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip "Ford", me drejtues shtetasin G. A. Drejtuesit, shtetasit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit "Ford", shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.