Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen në New York shqiptarët dhe grekët, ndërhyn policia (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekve muajt e fundit kanë qenë të tensionuara. Kjo fill pas vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat dhe pas kësaj edhe vrasjet e disa shqiptarëve në Greqi.

Ndërkohë këto tensione janë reflektuar edhe në New York, SHBA. Në një video e cila është shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjetet sociale shihen teksa një grup shqiptarësh përplasen me grekët.

Shqiptarët janë veshur me simbole kuq e zi dhe protestojnë kundër Kacifasit para një organizate greke në Brooklyn.Ndërsa në pankarat e tyre shkruajnë se Epiri është Shqipëri.

Ndërkaq, është dashur ndërhyrja e policisë që të mbahej nën kontroll situata.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese