
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra nga makinat më pas ka dalë jashtë rruge.
Të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh zviceran dhe një grua shqiptare.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e traumës, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Sondazh
Poll