Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen “kokë më kokë” mjetet në aksin Lezhë-Shëngjin, plagosen 4 persona, nisen me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen “kokë më kokë” mjetet në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe raportohet për 4 persona te plagosur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.  

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll