Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Lezhë, plagoset pasagjeri, niset me urgjencë në spital

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Mësohet se  në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri me iniciale H.G.,i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve, është transprotuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth 14:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gajushit” mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Sh., është përplasur me mjetin tip” Opel ” me drejtues shtetasin Z.M., ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi H.G., i cili ndodhej pasagjer.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img