Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen katër makina në Fier, ka të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen katër makina në Fier, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skëndërbeu”  në Fier. Burime për mediat bëjnë me dije se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy prej mjeteve në momentin e aksidentit kanë qënë të parkuara ndërsa dy të tjerat kanë qenë në lëvizje.

Raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë dëmtime në lehta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe dy ambulanca.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese