Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasen gazetaret në “Opinion”: Nëse ti ke qejf lokalet ku pihet drogë, puna jote

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dc2ed670420ba7fa68138dd4d99aea7c

Tema për konsumimin e drogës në club-et e Tiranës është shoqëruar me debate të shumta në studion e “Opinion”.

Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi është përplasur me gazetaren Rezarta Delisula për mënyrën se si organizohen aksionet e policisë në këto lokale.

Delisula është shprehur se aksionet nuk mund të jenë gjithmonë me policë me maska që hyjnë brenda lokalit dhe terrorizojnë klientët, por kjo të bëhet në atë mënyrë më të fshehtë, që rezultojnë të jenë edhe më efikase.

Gazetarja theksoi se konsumimi i drogës ndodh në çdo club si në Shqipëri ashtu edhe në Europë, po ky konstatim ka hasur në kundërshtinë e Luarasit.

“Nëse ti ke qejf të shkosh në diskoteka ku konsumohet drogë, atëherë kjo është puna jota, por mos thuaj se në çdo diskotekë të Europës konsumohet drogë”, iu drejtua Luarasi Delisulës.

Megjithatë, gazetarja ka këmbëngulur duke thënë se për shkak të profesionit është më e vëmendshme dhe arrin të kap detaje të tilla, të cilat Luarasi nuk i shikon.

Lexo edhe: “Club-et e Tiranës mbrohen nga efektivët e Forcave Speciale, ka dekonspirime”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img