Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Përplasen dy trena pasagjerësh në Çeki, humbin jetën 3 persona, 7 të tjerë në gjendje kritike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy trena pasagjerësh u përplasën në jugperëndim të Republikës Çeke këtë të mërkurë, duke lënë të vdekur tre persona dhe dhjetëra pasagjerë të plagosur, ndërsa 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet thanë se në përplasje ishin përfshirë një tren pasagjerësh lokal dhe një tren ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që po shkonte nga Mynihu në qytetin perëndimor çek të Plzen dhe kryeqytetin çek të Pragës.

Katër helikopterë dhe ambulancat transportuan të plagosurit në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga Hekurudhat e Çekisë njoftuan se aksidenti ka ndodhur në orën 08.00 me kohën lokale, duke shtuar se ka nisur hetimi lidhur me përplasjen e trenave.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img