Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë – Elbasan, ku janë përplasur dy automjete.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dopaj, ku si pasojë e aksidentitjanë plagosur 3 persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.