Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë- Milot.
Sipas raportimeve paraprake mësohet se dy makina, një “Fiat” me targa italiane dhe një “Volkswagen”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë janë plagosur rëndë tre persona, të tre nga qyteti i Fierit.
Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Sondazh
Poll