Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën e Rinasit.
Bëhet me dije se dy makina janë përfshirë në aksident, ku nga përplasja e fortë njëra ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, e cila është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.