Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasen dy makina në Përrenjas, plagosen dy maqedonas

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga vendngjarja

Dy makina janë përplasur mesditën e sotme në Përrenjas.

Nga përplasja e automjeteve dyshohet të kenë mbetur dy persona me shtetësi maqedonase të plagosur.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurve, ndërsa raportohet se të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Siç shihet edhe nga fotot, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal dhe është rënduar qarkullimi i automjeteve të tjera.

Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

1565357669_aksident.jpeg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll