Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen dy makina në Lezhë, një person mbetet i bllokuar në mjet

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në Lezhë, një person mbetet i bllokuar

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjandër të Lezhës.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Burime për media bëjnë me dije se përplasja ka qenë e fortë dhe makinat janë bërë “copë”.

Mësohet se një nga personat që ishin në makinat e përfshira në aksident ka mbetur i bllokuar në mjet. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të  bërë të mundur nxjerrjen e këtij personi nga mjeti. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet po ashtu në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese