Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier, plagosen babë e bijë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në Fier, plagosen babë e bijë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Fier-Ballsh", ku janë përplasur dy makina.

Në aksident është përfshirë automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, i cili është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor "Fier-Ballsh", automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese