Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, një i vdekur dhe dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas informacionit nga policia, dy makina tip “Volkswagen” dhe “Benz” janë përplasur me njëra tjetrën, pranë fshatit Karinë.

Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i “Benz”-it, ndërsa janë plagosur dy pasagjerë.

“Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, bën me dije policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll