Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset nëna dhe djali 9 vjeçar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në Berat, plagoset nëna dhe djali 9

Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të enjteje si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në fshatin Otllak të Beratit. Mjeti ku ata udhëtonin është përplasur me një tjetër në vendin e quajtur “Ura e Hanit”.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur nëna Edlira Çallamari dhe djali i saj 9 vjeçar Stivi Çallamari. Mjeti tip "Ford Fokus" ku udhëtonin dy të plagosurit dhe që drejtohej nga bashkëshorti i Çallamarit, është përplasur me një mjet tip "Mitsubishi" që drejtohej nga Ali Bendo.

Dy drejtuesit e mjeteve, Qazim Çallamari dhe Ali Bendo, nuk kanë pësuar dëmtime kurse nëna dhe djali 9 vjeçar janë dërguar në spital pasi kanë dëmtime në trup dhe kokë, si pasojë e përplasjes së fuqishme. Edlira dhe Stivi Çallamari janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll