Përplasen dy makina në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës.
Mësohet se automjetet tip ‘Benz’ dhe ‘VolksWagen’ janë përplasur keq dhe njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.
Si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije.
Raportohet se vajza është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa në vendngjarje është rënduar qarkullimi.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sondazh
Poll