Një aksident i rëndë në autostradën e Genovës së Italisë, i ka marrë jetën një shqiptarje.
Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.
Ka qenë 46-vjeçari shkaktar i aksidnetit, pasi për 5 kilometra ka udhëtuar kundravajtje në autostradë. Nga përplasja e fortë mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve.