Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Përplasen dy helikopterë ushtarakë në SHBA, raportohet për disa të vdekur

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kentucky të SHBA, ku janë përplasur dy helikopterë ushtarakë.

Incidenti tragjik ndodhi gjatë një fluturimi rutinë stërvitor mbi Trigg County. Helikopterët HH60 Blackhaëk të përfshirë u përplasën dhe u rrëzuan rreth orës 22:00 të së mërkurës në Fort Campbell, sipas një deklarate të lëshuar nga baza ushtarake.

Fati i ekuipazhit mbetet ende zyrtarisht i panjohur, megjithatë radio stacioni lokal ËKDZ raportoi se ka disa të vdekur, duke cituar deklaratat e një oficeri ushtarak amerikan në vendngjarje. Menjëherë në zonë është thirrur Zjarrfikësja, e cila ka shuar flakët.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear shprehu frikën se disa anëtarë të ekuipazhit të dy helikopterëve kishin vdekur. Pritet të konfirmohet numri i viktimave si dhe të zbardhet shkaku i këtij aksidenti tragjik.

Më shumë