Katër persona humbën jetën pasi dy avionë të vegjël u përplasën në aeroportin e Las Vegasit të Veriut.
Administrata Federale e Aviacionit tha se një Piper PA-46 me një motor dhe një Cessna 172 me një motor u përplasën pasditën e djeshme.
“Informacionet paraprake tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej kur u përplas me Cessna 172”, tha FAA në një deklaratë. “Piper u përplas në … një fushë në lindje të Pistës 30-Djathtas dhe Cessna ra në një pellg mbajtjeje uji.”
Dy persona ishin në secilin avion dhe të katër vdiqën, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve të qytetit.