Hapësire reklamuese

Bota

Përplasen 2 karroca me kuaj, 20 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Të paktën 20 persona u plagosën, kur dy karroca me kuaj u përplasën gjatë një ekskursioni në Ditën e Krishtlindjes në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se dy nga të plagosurit janë në gjendje më serioze.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, e cila citon policinë në Bavari jugore thotë se të dy karrocat kishin secila nga 10 pasagjerë.

Një prej të plagosurve u dërgua në spital me helikopter. DPA thotë se shoferi i një prej karrocave u dëmtua rëndë gjatë aksidentit.

Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.