
Një 27-vjeçare duke drejtuar mjetin në fshatin Zeus të Shkodrës është përplasur me shtyllën elektrike, për pasojë ka mbetur e lënduar sëbashku me dy pasagjeret vajza 21-vjeçe.
Policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të dhënë ndihmën e pare ku është bërë i mundur nxjerrja e dy pasagjereve.
Pas një ore, me shumë vështirësi është bërë i mundur nxjerrja nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë. 27-vjeçarja është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Zues të Shkodrës. Shoferja me iniciale E. G. ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte e më pas është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës.
Në automjet ndodheshin edhe dy vajza të tjera 21-vjeçare, me iniciale A. D. dhe B. G, të cilat janë dërguar në spital. Sipas njoftimit të policisë ato janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.