Përpjekja për grusht shteti në Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm 337 persona

Publikuar tek: bota, më 14:05 26-11-2020 Përpjekja për grusht shteti në Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm 337 persona Pamje nga grushti i shtetit në Turqi

Teksa kanë kaluar  katër vite që nga përpjekja për grusht shteti në Turqi, gjykata e Ankarasë ka dënuar 337 persona.

Pjesa më e madhe e tyre janë ish-zyrtarë ushtarakë, civilë e biznesmenë, të cilat janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu janë dënuar edhe ish-zyrtarë të lartë dhe pilotë avionësh të forcave të armatosura, të cilët akuzohen për bombardimin e parlamentit dhe institucioneve të tjera.

Ndërkohë që u dënuan edhe 60 të tjerë me më pak vite, ndërsa 75 persona u lanë të lirë.

Ata akuzohen për “përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues”, “tentativë vrasje të presidentit të Republikës” dhe “vrasje me paramendim”.

Presidenti turk  ka bërë përgjegjës për fillimin e grushtit të shtetit Imamin Fethullah Gülen, i cili ka qenë ish-aleat me Erdogan, por marrëdhëniet e tyre u prishën më vonë.

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton prej vitit 1999, por i është mohuar nga autoritetet amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO-EPIKE/ Punëtori shqyen me zemërim suvatimin e shtëpisë, pasi nuk i dhanë pagesën
Italia përgatitet për vaksinimin e qytetarëve të saj, ja sa do të kushtojnë një vaksinë »
Article Logic
Execution time: 0.013238906860352
array(1) { ["section"]=> string(87) "perpjekja-per-grusht-shteti-ne-turqi-denohen-me-burgim-te-perjetshem-337-persona-229202" }