Një burrë i paarmatosur me ngjyrë nga Florida është qëlluar me armë zjarri nga policia edhe pse qëndronte i shtrirë në tokë me duart lart.
Ai po përpiqej të ndihmonte pacientin e tij autik. Terapisti Charles Kinsey është dërguar me urgjencë në spital, pasi është qëlluar tri herë në këmbë nga një polic i Miami, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë WSVN-TV, Kinsey ka deklaruar se në ato momente ishte munduar ta qetësojë pacientin i cili ishte larguar nga qendra.
Pas disa orëve kërkime, ai kishte arritur ta gjente pacientin e ulur në mes të rrugës, duke luajtur me një kamion lodër.