Hapësire reklamuese

Rajoni

Përparim Rama merr detyrën si kryekomunar i Prishtinës, Shpend Ahmeti i bën dhuratë një tastierë pa shkronjat "P dhe R"

Shkruar nga Newsbomb

Përparim Rama ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës. Ish-kryetari Shpend Ahmeti e priti në zyrë dhe i dorëzoi detyrën, si dhe i bëri një dhuratë modeste; një tastierë kompjuteri pa shkronjën "P dhe R".

Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake, duke shprehur dhe ambicien se do të udhëheq kryeqytetin e vendit për tetë vjet.

Ndërsa, ish kryetari Ahmeti tha se kjo detyrë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetarët. Ai i dorëzoi Përparim Ramës edhe një dhuratë.

“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, tha Ahmeti teksa i dorëzoi tastierën. Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R shkruhet Prishtina.’’

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll