Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Përparim Kabo prek me dedikimin për mjekun që vdiq nga Covid: Jo, jo, jo, jo… nuk dua ta besoj mik i shtrenjtë! Parajsa me ty do pasurohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

409ddc2a4f50b54f7ec95ee6bd75aea3

Mjeku i njohur kardiolog prof.dr Sabit Brokaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78 vjeçare.

Profesor Përparim Kabo ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të mikut të tij, ndarje të cilën thotë se nuk mund ta besojë.

Nga: Përparim Kabo:

Jo, jo, jo, jo…profesor Sabit Brokaj…nuk dua ta besoj nuk dua ta pranoj…mik i shtrenjtë…njeriu me vlera..mjeku i shkëlqyer…intelektuali i përkorë …Profesor të pash dje te kafja pranë shtëpisë ishe me bashkëshorten…diçka po lexoje në telefon. Pata në çast një dilemë t’i flas apo mos e shqetësoj…

Nuk ju fola. Gabova. Bisedat tona të gjata ajo qetësia juaj, argumentimi dëgjimi i vëmendshëm, kuraja dhe serioziteti në çdo gjë që thoshit dhe bënit.

Nuk dua ta besoj që ajo zemra juaj fisnike që shëroi dhe shpëtoi aq shume zemra sot në mëngjes e lodhur u ndal… ç’është ky 13 shtatori fatal. Oh profesor sa me ligështove. Çfarë dhimbje. Jam i shtangur. O burrë i rralle…ajo bujaria juaj. Nuk mund ta mendoj që nuk do takohemi më.

Shqipëria humbi një tribun dinjiteti një politikan me parime një reformator demokrat një qytetar që hyri në histori duke bërë histori.

Si the kur le mandatin e deputetit profesor Sabit Brokaj. “Unë po iki nuk mund të qëndroj më këtu. Kemi 20 vjet që po e gënjejmë popullin”. Dhe ashtu bëre …ike duke mbetur njeriu i sinqertë i të vërtetës. Veshe mantelin e bardhë të mjekut dhe u vure në shërbim të popullit.

Ti nuk vure pasuri, ti pate pasuri vetëm dinjitetin ndaj je i rralle je model do të mbetesh model. Shqiptaria humbi një nga bijtë e saj me dinjitoz…humbi unikalin Sabit Brokaj. Parajsa me ty do pasurohet. Lamtumirë mik dheu i lehtë…Brenga mbetet….emri yt është shkruar në kujtesën e popullit…

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img