Policia ka proceduar një person, i cili akuzohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.
Policia njofton se është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. D., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.