Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përndjekje, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 7 persona në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar ka arrestuar ditën e sotme 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një 36-vjeçar me inicialet A. K., i cili është i akuzuar për përndjekje dhe shtetasi I. H., 43 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Personat e tjerë janë të akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimim policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 36 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

  • I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • O. R., 22 vjeç dhe A. Rr., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.
  • I. M., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll