Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e qytetit të Vlorës pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të uniformave blu shtetasi me ininciale K.K, banues në Selenicë në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 13-vjeçaren.

Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë katër persona të tjerë janë proceduar penalisht për “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img