Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përndiqte vajzën e re, në pranga 32-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Nuk ka duruar dot më nga makthi i përndjekjes dhe e ka denoncuar në polici. Një vajzë e re, vetëm 16 vjeç, me inicialet Xh.B ndiqej prej kohësh nga një 32-vjeçar.

Marjol Kafarani është prangosur nga policia ditën e sotme në Fier.

Nga të dhënat e para mësohet se Kafarani i kishte shprehur herë pas here dashurinë të resë, por ajo e ka refuzuar. I fiksuar, Kafarani e ka ndjekur në vazhdimësi, deri sa ia ka bërë të pamundur daljen nga shtëpia dhe aktivitetet e saj të përditshme.

Po kështu vajzës i kanë mbërritur shpesh edhe telefonata nga 32-vjeçari në numrin e saj të telefonit. Policia po vazhdon hetimin e çështjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll