Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përndiqte prej kohësh një grua dhe tentoi ta përdhunonte, Policia arreston 53 vjeçarin në Shkodër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

39ae8518d74f3b792a255a03684e76fe

Një 53 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi përndiqte prej kohësh një grua 33 vjeçe, të cilën dhe ka tentuar ta përdhunojë. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M.Z,

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore”, njofton Policia.

Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img