Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përndiqte dhe kërcënonte prej një viti të renë, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Përndiqte dhe kërcënonte prej një viti të renë,

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar një 28-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shtetasi S.R, banues në Levan, prej një viti ka përndjekur dhe kërcënuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Policia e Fierit bën me dije se një 56-vjeçar, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese