Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Përndiqte 16-vjeçaren duke e ofenduar dhe shantazhuar, arrestohet 22-vjeçari në Kukës

spot_img

Lajme të ngjashëm

01a5c09bd1545b4d4f653e9f6d19684d

Policia në Kukës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka përndjekur dhe shnatazhuar një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, në mënyrë të vazhdueshme i riu ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazhuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Kukës

U denoncua në faqen zyrtare të DVP Kukës, për përndjekje, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 22-vjeçarin. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.   

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Më shumë

spot_img