Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Përmirësohet situata në Shkodër, tërhiqet uji nga 330 Ha tokë, rruga e Obotit e kalueshme

Lajme të ngjashëm

Pas disa ditëve pa reshje shiu, duket se situata në Shkodër po përmirësohet.

Në përditësimin e sjellë nga Bashkia e Shkodrës njoftohet se asnjë banesë nuk është nën prezencën e ujit. Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.

E plotë:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 30.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me ditën e djeshme( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha

Njësia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Nuk ka prezence uji në oborre.

Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore .

Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.

Më shumë