Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përmirësimi i sistemit të ujësjellësit, Balluku: Elbasani do të ketë ujë 24 orë

Shkruar nga Newsbomb
Përmirësimi i sistemit të ujësjellësit, Balluku:

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar paraditen e kësaj të premte nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

E shoqëruar nga Klevis Jahaj, drejtori i AKUM-së, Balluku tha se nga ky investim qytetarët e Elbasanit do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Ministrja mori si shembull qytetin e Korçës, të cilët prej vitesh tashmë kanë ujë gjatë gjithë ditës.

“Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne zakonisht japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur.  Megjithatë Klevis do të kërkoja të ndalesh, duke harruar projektin këtu të shkojmë pak më gjerë se çfarë kemi arritur në mbyllje të këtij viti dhe kush janë rezultatet që kjo reformë, që ka nisur dhe vazhdon të përmirësohet ka dhënë sa i përket performancës së 16 ndërmarrjeve të krijuara tashmë”, tha Balluku ndër të tjera.

Teksa më tej, Jahaj u ndal te performanca e këtij viti ku tha se shoqëritë janë në funksion të plotë dhe kanë struktura të reja. Ai theksoi se falë intesifikimit të kontrolleve ka patur rezultate shumë të mira nga të gjitha shoqëritë lidhur me procesin e arkëtimit, por edhe ulje në ujin pa të ardhura.

“Si e thatë dhe ju ne arritëm që këtë vit të finalizomin totalisht procesin e administgrit dhe agrivimit të shoqërive. Shoqëritë janë në funksion të plotë, kanë struktura të reja. Nga qershori që intesifikuam dhe pjesën e kontrolleve ka patur rezultate shumë të mira nga të gjitha shoqëritë lidhur me procesin e arkëtimit por edhe ulje ne uji pa të ardhura. Të gjitha shoqëritë kanë një nivel arkëtimi mbi 105% e cila tregon që po adminsitrohen dhe debite të vjetra që kishin abonetë, duke përdorur skema me pagesa me këse. Ne kem igejtur një sektor që ka mbartur ndër vite detyrime”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese