
Komisioni i Rithemelimit njofton për mbylljen e procesit të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së në Përmet dhe Tepelenë.
Sipas njoftimit, mësohet se në Përmet fitues me 81% të votave është shpallur Kleanthi Lipe, ndërsa në Tepelenë kryetar i PD për këtë degë është shpallur Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Përmet.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave
Vijon procesi i votimit dhe numurimit në degët e tjera vijon.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Tepelenë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Tepelenë u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave