Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Përmetarët “s’duan t’ja dinë” për zgjedhjet, dalin në protestë për të mbrojtur komunitetin: Jemi KUNDËR shpërthimeve në lumin Vjosë! Duan të gjejnë gaz natyror

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërkohë që të gjithë i kanë sytë nga zgjedhjet dhe rezultatet finale, përmetarët dhe qytetarët e Këlcyrës kanë një problem social që prek komunitetin e tyre.

Ata sot kanë dalë në një protestë paqësore në sheshin e qytetit, në shenjë mos-dakordësie lidhur me shpimet që kompania SHELL kërkon të bëjë në lumin Vjosë.

Këto punime dhe kërkime bëhen për të gjetur naftë dhe gaz natyror, dhe nëntoka do mund të studiohet vetëm duke bërë shpërthime në zona të ndryshme.

Njoftimi i djeshëm

Te dashur miq! Muajin e fundit nje fenomen i frikshem eshte duke ndodhur ne luginen e Vjoses! GEOTECH, nje kompani italiane e nenkontraktuar nga SHELL eshte duke bere piketime per te realizuar shperthime ne menyre qe te studiohet nentoka dhe te merren informacione mbi rezervat e naftes dhe gazit natyror. I gjithe komuniteti eshte shume i shqetesuar. Ne degjesat publike te realizuara nga perfaqesues te SHELL ne Shqiperi, banoret u thane njezeri JO, kerkimeve per hidrokarbure ne kete zone. Ne te gjithe e dime mire se sa e rrezikshme eshte kjo per ekosistemin, shendetin, turizmin, bujqesine, monumentet e brishta te kultures qe rrezikohen nga shperthimet, etj. E megjithate, me shume se 1 vit pas kesaj, ata vijojne punimet pa marre parasysh vullnetin e banoreve. Per kete arsye qytetaret e Permetit dhe Kelcyres, banoret e fshatrave, operatoret turistike, etj, mblidhen neser ne oren 10.00 ne sheshin e qytetit te Permetit per nje proteste paqesore kunder kerkimeve per nafte dhe gaz natyror nga çfaredolloj kompanie. Ne besojme fort se e ardhmja e gjithe rrethit te Permetit eshte turizmi i cili nuk mund te ekzistoje paralelisht me puset e rafinerite e naftes e gazit. Nese e ndjeni qe kjo eshte edhe kauza juaj, bashkohuni neser me ne ne oren 10.00 ne shesh, ne Permet!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img