Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përmetarët fitojnë betejën pas protestave: Kompania SHELL tërhiqet nga kërkimet për naftë në Luginën e Vjosës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania Shell që po bënte shpime dhe kërkime për naftë në bllokun 4 që përfshin Luginën e Vjosës, Luginën e Zagorisë, Drinosit, Lengaricës, Deshnicës etj, është tërhequr nga projekti, raporton newsbomb.al.

Lajmin e bëjnë të ditur organizatorët e protestës qytetare të banorëve të Përmetit që shprehen të gëzuar që zëri i qytetarëve dhe protestës u dëgjua.

“U fitua një betejë, por jo e gjitha. Radhën e ka Tepelena dhe Gjirokastra” shprehen organizatorët pasi anoncojnë tërheqjen e kompanisë nga kërkimet për naftë në zonën e Luginës së Vjosës.

“Protesta e qytetarëve ka forcë dhe dëgjohet. Vjosa sot rrjedh e qetë dhe është krenare për fëmijët e saj që e mbrojtën me shpirt. Falemnderit vajza dhe djem përmetarë. Ju jeni qytetaria e vërtetë shqiptare. Tani radhën e ka Tepelena dhe Gjirokastra të thotë fjalën e saj. Lufta nuk ka mbaruar” shkruan në rrjetet sociale Elona Bejo, që drejton edhe një biznes agroturizmi në zone, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, nga kompania shprehen se SHELL do të kryejë studimin gjeofizik të zonës, por nuk do të kryejnë shpime pusesh për naftë, pavarësisht studimit që kanë marrë përsipër dhe do ta bëjnë. Pra, nuk do të preket as Lugina e Vjosës dhe as Zagoria.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img