Hapësire reklamuese

Politikë

Përmet, nis gara mes kandidatësh, akuza për makinën kreut aktual

Shkruar nga Newsbomb

Edhe pse fushata nuk është hapur akoma, duket se gara në qytete të ndryshme, nën zë, ka filluar. Bledi Mane, gazetar, ditën e djeshme në faqen “bashkësia përmetare” në facebook, ka thumbuar rëndë kryetarin actual të Përmetit Gilberto Jançe.

“Automjeti i markës Mercedez Benz E Class, prodhim i vitit 2009, ka hyrë në Shqipëri në fillim vjeshtën e 2011-ës. U ble në Gjermani rreth 13.000 euro. Në Përmet mbërriti në javën e tretë të nëntorit të po atij viti. Konsumon rreth 8 litra naftë/100 kilometra. I bëhet servis çdo vit në Janinë me çimin 1000 euro ndërsa gomat i ndërohen çdo 14 muaj me çimin rreth 500 euro. Çdo muaj konsumon rreth 96.000 lekë karburant. Një llogari e thjeshtë tregon se 38 muajt e fundit ky automjet ka shpenzuar 30 milionë e 623 mijë lekë. Dhe çmenduria, fodullëku, makutëria nis këtu. Me këto para 10 mësues do të merrnin rrogat e tyre 1 vit rresht. Me këto para do të merrnin bursat e tyre të studimit rreth 300 studentë përmetarë çdo vit. Me këto para do të bliheshin 3 pompa të reja dhe ujësjellësi do të furnizonte rreth 10 orë në ditë qytetin pa ndërprerje. Me këto para do të bliheshin ilaçet për rreth 140 pensionistë 3 vitet e fundit. Me këto para do të ngroheshin 5 dimra rresht shkollat, kopshtet dhe çerdhja e qytetit. Me këto para do të merrnin asistencën 380 familje në nevojë për gati 2 vjet. Me këto para do të paguhej energjia elektrike e 300 familjeve të tjera në nevojë...Dini gjë kush e nget këtë mercedezzzzzzzzzzzz????” shkruan ai, duke nënkuptuar kryetarin actual të Bashkisë.

Po nuk është vetëm kaq. Deri tani, strukturat lokale në Përmet flasin për 9 kandidatë në garën për Bashkinë e Përmetit. Alma Qamo, Gjergji Kaleshi, Bledi Mane, Eugen Liçi, Veli Mehmeti nga PS, dhe Vjosa Bezati, Kastriot Bundo, Behar Mançellari nga LSI, janë të përfolurit e strukturave locale, në qytetin e vogël por të bukur të Përmetit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese