Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

PËRMET, ja kush janë nxënësit dhe mësuesit ekselentë që u vlerësuan me bursë nga fondacioni “Niko Gjika”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pa “Fjalët e qiririt” Përmeti nuk do të kuptohej. Ndoshta edhe për shkak të vargjeve të Naimit dhe dëshirës së të rinjve për të ecur në rrugën e dijes, biznesmeni Vasil Gjika, në krye të fondacionit “Niko Gjika”, mësuesit që i kushtoi jetën mesimdhënies në këtë qytet dhe jo vetëm, shpërndau bursat e këtij viti për nxënësit dhe mësuesit ekselentë. Aktiviteti u zhvillua këtë fundjavë në Qëndrën Kulturore Multifunksionale.

“Në përcaktimin e procedurave dhe kritereve të aplikimit dhe vlerësimit, Fondacioni ynë ka patur një bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë e shkollave dhe strukturat arsimore në të dy bashkitë, Përmet e Këlcyrë. Ky është një kontribut modest që Fondacioni Niko Gjika prej 5 vjetësh jep për të ruajtur traditat historike të përmetarëve në fushën e dijes dhe arsimit”, tha Vasil Gjika, një intelektual i njohur dhe ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në perfundim të diskutimeve dhe vlerësimeve të rezultateve individuale të nxënësve dhe mësuesve të përfshirë në këtë garë, bordi vendosi të vlerësojë e shpërblejë për punën dhe rezultatet ekselente nxënësit dhe nxënëset më të mirë si me poshte:

Nxënëse e klasës së 9-të në shkollën “Sami Frashri” Eni Sotiri, nxënësen Emilia Filipi të klasës së 12-të të kësaj shkolle, nxënësen Megi Ibrahimi në klasës së 9-të të shkollës “Meleq Gosnishti”, nxënësin Minako Dimçi të klasës së 9-të të kësaj shkolle, vlerësoi për herë të dytë nxënësën Kledina Hamataj të klasës së 11-të në shkollën “Sami Frasheri” Përmet dhe nxënësen Sesilda Duçka të klasës së 9-të të shkollëS “Kamber Bënja” në Këlcyrë.

“Nxënësit fitues dallohen dhe dëshmojnë integritet të lartë, përfshirje në aktivitete jashtëshkollore, kulturë dhe formim që ngre dhe evidenton personalitetin e tyre midis bashkënxenesve, mësuesve dhe publikut qytetar në tërësi. Ky çmim shoqerohet edhe me shpërblimin modest prej 20 mije lekë (të reja) për çdo fitues”, u shpreh Valbona Hodaj, kryetare e komisionit vlerësues.

Fondacioni akordoi Çmimin “Fjalet e Qiririt” si vlerësim dhe mirënjohje mësuesit Kostandin Meshini më një kariere 27 vjeçare si mësues i lëndës Histori-Gjeografi dhe aktualisht Drejtor ne Gjimnazin Publik “Sami Frasheri” në Përmet. Ky çmim i Fondacionit Niko Gjika shoqerohet me shperblimin 70 mijë lekë. Me Çmimin “Mesuesi Ynë” u vlerësua 70 vjeçarri Bardhyl Xhillari mësues në pension, i cili ka ushtruar karierën profesionale si mësues qysh nga viti i largët 1973 në zonën Zhepovë-Ogren, Kaludh-Odriçan, në shkollat “Meleq Gosnishti” dhe “Sami Frashri” në Përmet. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe si specialist e drejtues në Seksionin e Aresimit Përmet, në bërthamën e mathematikës pranë Kabinetit Pedagogjik dhe si inspektor në Drejtorinë Aresimore të rrethit Përmet.

“Ndërsa Çmimin “Mësuesi Ynë” e meritoi si vleresim dhe mirenjohje mësuesi në pension, 83 vjeçari Luan Dino studiues dhe mësues i  Gjuhë Shqipe dhe Letersisë qydh prej vitit 1964. Ai ka kontribuar në shkollën e mesme “Sami Frasheri”, në shkollat 8-vjeçare Petran e Kosinë dhe bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare është ngarkuar për të drejtuar me sukses Drejtorine Arsimore në Permet”, u shprej drejtoria ekzekutive e fondacionit zonja Olimbi Gjika. Studiuesi Luan Dino, sipas saj, është botues i disa punime shkencore si: “Drejtshkrimi i emrave me: -er, err, -il në trajtën e shquar”, mbajtur në Kongresin e Drejtshkrmit në nëntor 1972, ku ka marrë pjesë si delegat i rrethit të Përmetit, “Emrat abstraktë me -im, -(ë)si, -(ë)ri dhe kuptimet e tyre”, botuar në “Gjuha Jonë” botim i Akademisë së Shkencave, “Fjalë të rralla të shqipes”, botuar në revistën “Studime Filologjike”. “Mësimi i fjalës shqipe në shkollë”, etj. Ky çmim i Bordit të Fondacionit është shoqëruar me shpërblimin 50 mijë lekë.

Një bursë studimi me vlerë 80 mijë lekë për sistemin universitar në fakultetin ekonomik, dega informatike ekonomike ju akordua studentes së vitit të I-rë Albiona Hoxha, e cila është vleresuar nga ky fondacion edhe fituese e çmimit “Lulet e Verese” në edicionin e vitin 2018.

Ceremonia e dhënies së çmimeve dhe shbërblimeve u shoqeruara me trofetë dhe çertifikatat përkatëse. Fituesit dhe pjesëmarrësit falenderuan Fondacionin Niko Gjika për realizimin e kësaj veprimtarie krejt të veçantë dhe me vlera të jashtëzakonshme për vlerësimin dhe motivimin e dijes dhe mësimit.

Engjëll Serjani

Më shumë

spot_img
spot_img