Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përmbytjet/ Shkumbini shkakton probleme në Lushnje, situatë e rënduar edhe në Kavajë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94df088781262b612ecf5e62d3eef897

Rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytjet e para në fshatin Pllan të Lezhës si dhe bllokimin e disa rrugëve. Probleme shfaqen në 4 qarqe të vendit, në Tiranë, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë ndërsa në qarqet e tjera situata paraqitet e normalizuar.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha strukturat në varësi të saj kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme të ndjekin hap pas hapi situatën e krijuar nga rreshjet e shumta në të gjithë vendin. Aktualisht po punohet në të gjitha qarqet që kanë problematikë për shkak të kushteve  të motit. Forcat e Policisë së Shtetit, FNSH Shkodër, Tiranë Fier, forca ushtarake, zjarrfikëset, punonjësit e OSHEE-së, punonjësit e Bashkive dhe administratorët e zonave problematike po punojnë me gjithë kapacitetet njerëzore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve atje ku do të shikohet e arsyeshme për të mos rrezikuar asnjë jetë njerëzore.

LEXO EDHE:

 Jugu-i-Shqipërisë-alarm-nga-përmbytjet.jpg

Tiranë

Lumi i Lanës në Tiranë ka dalë nga shtrati në disa zona të ndryshme duke shkaktuar përmbytje edhe te lulishte “1 Maji”. Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete të zjarrfikëses të cilat po tërheqin ujin me pompa.

12270121_494067820799789_1944892161_n.jpg

Lumi “Lana” në Tiranë

Probleme janë shkaktuar edhe në qarkullimin e mjeteve në disa nga akset kryesore në vend për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rreshjeve të shumta të dëborës.

Ministri Panariti niset drejt veriut të vendit

14-01-21-04-07-20big_njoftim_per_mediat.jpg

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, njoftoi se do të niset drejt veriut të vendit për të inspektuar problemet e shkaktuara nga përmbytjet. Panariti tha se disa prej lumenjve në vend janë në nivelin e tyre maksimal por nuk përbëjnë rrezik ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.

Gjendja e akseve rrugore në të gjithë vendin (20:00):

Qarku Elbasan

Rezervuari i Millës, i cili paraqiste problem para disa orësh, tani është vënë në kontroll. Por ka ende prurje të larta të përrojit të Zaranikës dhe të lumit Shkumbin.

Qarku Lezhë

Në qarkun Lezhë intensiteti i reshjeve ka rënë dhe uji po largohet nga qyteti.

Bashkia Vlorë

Rruga e tunelit të Ujit të Ftohtë është hapur dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë ka rënë pak intesiteti i rreshjeve.

Lushnjë & Divjakë

Në Lushnjë po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin. Të gjithë strukturat janë në terren. Për shkak të vërshimit të ujërave njoftohet se treni i udhëtarëve të linjës në orët e pasdites, u kthye mbrapsht për në Rrogozhinë.

Qarku Dibër

Njoftohen prurje të larta të lumit Drin, ndaj po hidhen inerte në argjinaturën pranë fshatit Gjoricë. Në terren ndodhen forcat e policisë, mjetet e ushtrisë, të cilat janë në gatishmëri për çdo situatë emergjence.

Bashkia Durrës

Në qytetin e Durrësit janë vërejtur disa zona të përmbytura, kryesisht afër stacionit hekurudhor.

Bashkia Shijak

Në këtë Bashki ka pasur shumë prurje të lumit Erzen dhe për këtë arsye janë evakuuar 11 familje që rrezikoheshin të përmbyteshin.

Bashkia Kavajë

Si rezultat i reshjeve, është krijuar një situatë e rëndë dhe shqetësuese nga prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç, në rrjedhjen e fundit të të cilëve, është krijuar përmbytje në fshatin Qerret të njësisë administrative Golem dhe në fshatin Rrrikaj të njësisë administrative Synej, bashkia Kavajë.

Nga prurjet e ujit të këtyre përrenjve janë përmbytur shumë shtëpi si dhe tokat bujqësore të kësaj zonë. Bashkia Kavajë mori masat e nevojshme për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura duke i sistemuar nëpër familje të tjera, si dhe është dhënë urdhër që këto familje të sistemohen në zyrat e njësive administrative apo në shkollat e fshatit.


Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img