Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Përmbytjet shkatërruese në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave, ende ka të zhdukur pas vërshimit të ujit në provincat veriore

Shkruar nga Newsbomb
Përmbytjet shkatërruese në Turqi, shkon në 40 numri i

Ka shkuar në 40 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në provincat veriore të Turqisë.

Sipas një raporti të përkohshëm nga agjencia përgjegjëse për menaxhimin e fatkeqësive natyrore (Afad), 34 persona humbën jetën në provincën e Kastamoni dhe 6 në Sinop.

Por ende nuk dihet numri i personave të zhdukur. Ndërsa ditën e djeshme presidenti turk vizitoi një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në Bozkurt, në provincën e Kastamonu, aty ku edhe u shemb një ndërtesë tetë-katëshe.

Punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vazhdojnë me intensitet të lartë në të tre provincat e prekura nga fatkeqësia natyrore, ndërsa sipas shërbimit meteorologjik reshjet do të vazhdojnë në këto zona edhe javën e ardhshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll